Durrës, mbi 1 miliard lekë të ardhura nga taksa e karburantit nga jahtet dhe megajahtet

Durrës, mbi 1 miliard lekë të ardhura nga taksa e karburantit nga

450 jahte dhe megajahte vizituan portin e Durrësit në 8 muajt e parë të këtij viti duke sjellë të ardhura të konsiderueshme për arkën e buxhetit të shtetit.

Kapiteni i Portit, Tauland Allka bëri të ditur se nga taksa e karburantit në 8 muajt e parë të këtij viti janë realizuar të ardhura në vlerën më shumë se 1 miliard lek.

Ndërkohë, parashikimi deri në fund të këtij viti është që kjo shifër të jetë 20% më e lartë sesa ajo e një viti më parë. “Vetëm në sasi janë rreth 22 mijë tonë, me të cilat janë furnizuar këto jahte me naftë pa akcizë”, tha Allka.

Mbi 8.5 milionë vizitorë të huaj erdhën në vendin tonë nga janari deri në gusht të këtij viti. Ndërsa janë shfaqur flukse të reja turistësh nga vende të largëta si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Australia, po edhe nga Azerbajxhani, Kina e Japonia.

EMISIONET