Durrës/ Arrestohet kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhes që kontrabandonte naftë, administratori ende

Durrës/ Arrestohet kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhes që

Arrestohet kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhes që kishin përshtatur një depozitë për mbajtjen e rreth 80.000 litrave naftë të kontrabanduar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacionit të koduar "Diesel", i zhvilluar 2 javë më parë.

Të arrestuar janë kapiteni i peshkarexhes, 65 vjeç nga Durrësi dhe mekaniku 53 vjeçar i saj.

”Nga veprimet hetimore të kryera, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, Policinë Kufitare, Degën Doganore Durrës, Antikontrabandën Detare dhe FSPD Port Durrës, rezultoi se këta 2 shtetas, së bashku me shtetasin në kërkim A. M. (administrator i peshkarexhës), kishin dalë në det, pa njoftuar kapitenerinë dhe Policinë Kufitare, me qëllim marrjen e një sasie prej rreth 80.000 litrash naftë dhe futjen e saj kontrabandë” informoi sot policia.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë gjetën të përshtatur një depozitë në peshkarexhën e këtyre shtetasve, për mbajtjen e naftës së kontrabanduar. Peshkarexha, së bashku me sasinë e naftës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e administratorit të peshkarexhes si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Durrës/ Arrestohet kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhes që

Durrës/ Arrestohet kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhes që

EMISIONET