Durrës/ 24 vjeçarit i gjejnë në makinë fara kanabisi, shoku i tij po tymoste lëndë narkotike

Durrës/ 24 vjeçarit i gjejnë në makinë fara kanabisi,

Një 24 vjeçar është  arrestuar nga policia e Durrësit pasi në makinën që drejtonte u gjetën fara kanabisi, ndërsa shoku i tij i cili po konsumonte kanabis u procedua penalisht.

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 24 vjeç, banues në Kullë, Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin F. L., 22 vjeç, banues në Kullë, Durrës.

"Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues 24-vjeçarin dhe ku ishte pasagjer shtetasi F. L. Si rezultat i kontrollit në këtë automjet, u gjet dhe u sekuestrua, një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat do të kultivoheshin në zona të ndryshme. Gjithashtu, në këtë automjet u konstatua shtetasi F. L., teksa konsumonte lëndë të dyshuar narkotike kanabis," njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

EMISIONET