Duhet të lënë shtëpitë, banorët e një pallati në Vlorë kundër vendim të IMT-së

Banorë të një pallati në Vlorë shprehen kundër vendimi të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që i urdhëron të dalin nga banesat e tyre. Ata thonë se shuma me të cilën janë dëmshpërblyer është e pamjaftueshme për të blerë një shtëpi të re.

Gjashtë familje në një pallat të vjetër në hyrje të Lungomares duhet të lirojnë banesat e tyre pas një vendimi të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Banorët shprehen kundër vendimit e thonë se largimi i tyre i hap rrugë ndërtimi të një pallati shumëkatësh.

Banorët tregojnë se ata janë dëmshpërblyer pasi kanë dokumente të rregullta për pronën e tyre. Ata janë dëmshpërblyer me masën 36 milion lekë.

Por tregojnë se me këtë vlerë nuk blejnë dot shtëpi por për më tepër nuk po gjejnë dot as shtëpi me qira në këtë periudhë në qytet.

Banorët ndihen të mashtruar nga bashkia e Vlorës pasi sipas tyre nuk e dinin që do të ndodhte kjo gjë që ndërtesat e tyre do të shembej për pallat

Banorët thonë se ndihen të mashtruar nga Bashkia Vlore që sipas tyre fillimisht i njoftoi për rikualifikim të bllokut ku ndodhet pallati i tyre.

Pipas informacioneve që kanë ata aty do të ndërtohet një pallat i ri nga një sipërmarrës i njohur në qytet.

EMISIONET