"Dua të votoj në 2025", Diaspora proteston në Milano në prag të takimit të Ramës me emigrantët

"Dua të votoj në 2025", Diaspora proteston në Milano

Kryeministri Edi Rama pas Athinës do të vijojë turin e tij të takimeve me diasporën më 26 maj në Milano, por në prag të këtij takimi me emigrantët, disa dhjetëra prej tyre që jetojnë në Itali kanë protestuar sot para godinës së Ambasadës shqiptare.

Tubimi nisi në orën 11:00 dhe vijoi për më shumë se 60 minuta, me emigrantët shqiptarë që protestuan nën moton #Duatëvotojnë2025.

Kjo ishte protesta e katërt e diasporës shqiptare që pas shkeljes së afateve për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i la në dorë Kuvendit një vit më parë plotësimin e boshllëkut ligjor që pengon votimin e emigrantëve për zgjedhjet në Shqipëri. 

Të ngjashme janë mbajtur edhe në Mynih, Vjenë dhe Shtutgard, ndërsa sipas Arbër Lleshit kjo formë organike e protestës do të vijojë edhe në Londër, Hagë dhe Uashington.

EMISIONET