Dropull nën flakë, kryebashkiaku Toli: Falenderoj ato që na ndihmuan, në veçanti qeverinë greke për helikopterin

Dropull  është gjendur në një situatë kritike për shkak të zjarreve që përfshinë këtë zonë.

Forca zjarrfikëse, banorë të zonës dhe vullnetarë vijuan përpjekjet për izolimin e vatrave të zjarrit dhe shuarjen e tyre.

Në ndihmë për shuarjen e zjarrit iu erdhi dhe një helikopter grek.

Kryetari i bashkisë së Dropull ka falenderuar shtetin fqinj për ndihmën e dhënë në një situatë të tillë për të mundësuar shuarjen e flakëve.

Dhimitër Toli: Ne kemi marrë të gjitha masat. Kam një falënderim të veçantë për bashkinë Memaliaj, forcat zjarrfikëse të gjithë ata që na mbështetën në këtë situatë. Një falënderim të veçantë kam për qeverinë greke për mbështetjen me helikopter. Fillimisht në orët e para u ndërhy vetëm me tre mjetet e zjarrfikëseve të Dropull më pas kur flaket avancuan në të gjithë zonën u kërkua ndërhyrje nga ajri dhe zjarrfikës të  tjerë. Njerëzit që mund të kenë shkaktuar zjarrin duhet të ndalohen dhe të vihen para ligjit. Unë dua të falenderoj të gjithë banorët pasi kanë ndihmuar shumë.

EMISIONET