Dritan Leli mbetet "delja e zezë" e mbledhjes në Pogradec, lavdëron Goron e Himarës
Në takimin me kryebashkiakët socialistë që Rama mbajti këto dy ditë në Pogradec mungonte Dritan Leli, kryetari i bashkisë së Vlorës. E megjithatë Rama disa herë e përmendi duke shprehu hapur pakënaqësitë.
Dritan Leli mbeti “delja e zezë” ndërkohë që kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro i cili në një takim të pak muajve më parë u kritikua fort sot morri lavdërimet se kishte bërë kthesë.
“Disa fjalë për bashkinë e Vlorës meqë kryetari i bashkisë është në një dimërim letargjik.. Bashkia e Vlorës është problem, për pastërtinë sidomos kur kalon më brenda qytetit.
Bashkia e Vlorës refuzon të nënshkruajë kontrata me agjencinë kombëtare të bregdetit edhe pse merr paratë nga qeveria për këtë punë dhe merr përsipër një rrisk shumë të madh duke bërë një gjë të tillë.
Zona bregdetare në Himarë për herë të parë është shembullore në pastërti”
"Nëse Vlora do të pastrohet do të ketë vision, këmbëngulje e lidership e do të jetë në gjëndje të ndërtojë një program promovimi dhe thithjeje të turistëve në harmoni me biznesin atje nuk do të jetë e largët dita kur jo hotelet por të gjitha apartamentet do të jenë të shitura"
Në takimin dy ditor të Ramës me kryebashkiakët përveç Dritan Lelit mungonte edhe i vetmi kryebashkiaku demokrat, ai i Shkodrës, Bardh Spahia.