Drejtësia kyçe për integrimin, ambasadorja e BE-së: Priten më shumë rezultate në luftën kundër pastrimit të parave

Funksionimi i drejtësisë do të jetë një pikë kyçe në përballjen e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. E në fakt raportet e para do të jepen në fillim të nëntorit, ku do të zhvillohet në Tiranë takimi i posaçëm mes përfaqësuesve të BE dhe Ballkanit Perëndimor.  Për një reformë të plotë vendi unë do të ketë mbështetjen e unionit përmes programit EU4LEA e prezantuar nga Ambasadorja Christine Homann.

Christine Homann: “Do të shikohet si po konsolidohet reforma në drejtësi. Do të monitorohet nga afër historiku i hetimeve ndjekjeve penale dhe I dënimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Do të priten më shumë rezultate në luftën kundër pastrimit të parave. Do të duhet një angazhim në vijim për luftën kundër prodhimit të trafikimit të kanabisit, armëve të zjarrit dhe qënieve njerëzore

Për të pasur hetime më të plota kryeprokurori Olsian Çela apeloi për të pasur më shumë oficerë të policisë gjyqësore dhe trajnime të tyre

Olsian Çela: "Fokusi jonë kryesor për të cilën do të kërkojmë mbështetjen nga misioni, do të jetë patjetër struktura jonë e policisë gjyqësore ku do të veçoja: Së pari zgjerimin e kapaciteteve profesionale të tyre, sidomos seksionet për krimin financiar dhe të pastrimit të produkteve të veprës penale. Por gjithashtu dhe të oficerëve që sapo kanë hyrë në sistem, të cilët kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme dhe të gjithanshme për rritjen e nivelit të tyre profesional"

Ndërsa Kreu i SPAK Arben Kraja e vuri theksin te domosdoshmëria për hetime të pavarura

Arben Kraja: “Kemi shumë hetime në vijim. Ju garantoj që ne jemi seriozë në punën që bëjmë. Do të hetojmë në mënyrë objektive dhe të paanshme të gjithë ato raste që kemi dhe në pëfundim do të japim rezultatet që do të vijnë nga hetimi duke vlerësuar provat” tha Kraja gjatë konferencës për prezantimin e projektit të BE-së për zbatimin e ligjit dhe forcimin e drejtësisë

Sulmi kibernetik I iranit ndaj shqipërisë, për ministrin Blendi Çuçi janë tregues të domosdoshmërisë së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Unionit

Bledi Çuçi:  "Policia e Shtetit dhe agjensitë e tjera të qeverisë po përballen sot me sulmin kibernetik, për ta ilustruar këtë gjë. Nëse deri dje ka qenë lufta "klasike" e institucioneve ligjzbatuese për fenomene si krimi i organizuar, lufta kundër trafikimit, lufta kundër drogës, kundër terrorizmit e për të cilën ne kemi krijuar një lloj stabiliteti sa i takon bashkëpunimit me partnerët tanë europianë, por jo vetëm. Tashmë në po përballemi me fenomene të reja dhe luftëra të reja edhe për vendet më të zhvilluara, siç është lufta kibernetike. Ky sulm na tregoi që asnjë vend nuk mund të i vetëm këto fenomene. E jo më një vend i vogël siç është Shqipëria, një vend në zhvillim"

Konferenca u zhvillua në kohën kur në prokurori ndodhen çështje të nxehta si ajo e incineratorit, e shembjes së teatrit, gërdeci, privatizimi i kompleksit Partizani por edhe paditë ndaj ish presidentit Ilir Meta

EMISIONET