I shpallur në kërkim nga drejtësia gjermane për trafik droge, rusi kapet në një hotel në Durrës

Një shtetas rus i kërkuar nga gjermania për trafik droge është arrestuar në një hotel në qendër të durrësit. Lokalizimi i tij u bë nga interpoli dhe policia shqiptare ndërsa pritet që 28-vjeçari Denis Borisov tashmë të ekstradohet në Gjermani. Atje ai akuzohet si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës në tregun e BE në bashkëpunim me shtetas shqiptarë.

Një shtetas rus në kërkim nga drejtësia gjermane është arrestuar nga policia shqiptare në Durrës.

I prangosuri sipas burimeve zyrtare është shtetasi Denis Borisov, 28 vjeç, lindur në rusi dhe resident në Gjermani.

Policia e shtetit theksoi se në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë edhe shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit me homologët gjermanë, njësia policore FAST Albania, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe Interpol Tirana, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Kempten”.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjatë këtij operacioni në ambientet e një hoteli në rrethrrotullimin e Durrësit, u arrestua 28-vjeçari rus i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.

Policia bëri të ditur se Gjykata e Kempten në Bavari, ka caktuar ndaj 28 vjeçarit nga Rusia, masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal gjerman.

Burimet shtuan më tej se 28-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shqiptarë dhe gjermanë, ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike kanabis dhe kokainë, nga Spanja dhe Shqipëria drejt Gjermanisë.

Ardhja në vendin tonë e shtetasit rus dhe qëndrimi në Durrës, dyshohet se kanë qenë pikërisht për arësye të vazhdimit të aktivitetit të mbledhjes, transportimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt tregut europian.

Policia shqiptare theksoi se autoritetet gjermane kanë të hapur dosjen ndaj shtetasit rus, ndaj pas arrestimit të tij në Shqipëri, do të fillojë procedura e ekstradimit. 

EMISIONET