“Drejtësi për Sabrinën”/ Qytetarët protestë në Fier: Autorit t’i hiqet kujdestaria e fëmijës

Ka nisur në Fier  një protestë për vrasjen e 23-vjeçares Sabrina Bengaj, e cila u vra me  bukë në gojë para disa ditësh nga ish-bashkëshorti i saj Elton Metaj.

Në protestë e pranishme ka qenë edhe Drejtuesja e Platformës kombëtare për gratë, e cila është shprehur se kërkojnë transparencë se si u lirua Elton Metaj.

Më tej kërkon që këtij të fundit, i cili është edhe autor i krimit  duhet t’i hiqet automatikisht kujdestaria e fëmijës.

“Ne kemi kërkuar një transparencë të gjithë bashkë kolegë. Kemi kërkuar një transparencë të dosjes se si u lirua Elton Metaj, se si u krijua gjithë ky mjedis dhe jeta e Sabrinës mori fund. Jemi të gjitha viktima në aspektin e pafuqisë për të parandaluar. Në kushtet e Covid, dhe lajmërimet që ne bëmë thamë që do të protestojmë në heshtje në kujtim të saj. Sabrina është viktima e 14, e krimeve makabër.

 Duhet t’i hiqet kujdestaria prindërore, autorëve të krimit mbi nënat. Nuk ka kuptim që familjarët  dhe fëmijët e viktimave të rropaten për të marrë kujdestarinë. Automatikisht kujdestaria prindërore  që në momentin që kanë kryer krimin.

“Drejtësi për Sabrinën”/ Qytetarët protestë

Ishte një protestë e heshtur. Viktimat kanë nevojë për mbështetje, viktimat nuk kanë zë. Ne nuk do ishim këtu nëse nuk do kishim partner mbështetës. Nuk është vetëm Sabrina viktima, por ne të gjithë nga pak me heshtjen tonë apo ajo me sakrificën e saj, na vrau edhe ne në atë pjesë të ndërgjegjes 14 gra të vrara nga bashkëshortët e tyre. Kërkojmë drejtësi, që të mos përfshihet mes debatet mes familjarëve të viktimës dhe autorit. Të kërkojmë transparencë për drejtësinë që e la të lirë Elton Metën. “- u shpreh ajo.

Vrasja e 23-vjeçares ndodhi në banesën e babait të 23-vjeçarës, teksa ajo po hante bukë.

Kujtojmë se e reja, mama e një vajze 3-vjeçare kishte një urdhër-mbrojtje, pasi 31-vjeçari kishte ndërmarrë edhe akte të tjera dhuna ndaj saj.

EMISIONET