Dortmund dominon Leipzig, Haaland me shokë fitojnë Kupën e Gjermanisë

Dortmund dominon Leipzig, Haaland me shokë fitojnë Kupën e

Nuk kishte histori finalja e Kupës së Gjermanisë, e luajtur në 'Olympiastadion' të Berlinit, ku Borussia Dortmund i dha një leksion Leipzig duke i mposhtur me rezultatin 4-1.

Që në pjesën e parë, ekipi i drejtuar nga Terziç i dha drejtim ndeshjes me dy gola të talentëve Sancho në 5' dhe Haaland në 28' teksa sërish Sancho në 45+1' vulosi fatin e finales me golin e tretë.

Pjesa e dytë ishte më e qetë për Dortmundin që nuk u sforcua më shumë për të shënuar ndërsa Leipzig gjeti golin e flamurit me Dani Olmo në 71'.

Për t'u përgjigjur, Dortmundi e bëri sërish me Haaland në 84 me finalen që u mbyll 4-1.

Verdhezinjtë nuk dalin pa trofe këtë sezon dhe Kupa e Gjermanisë është shumë pozitive për skuadrën që nëse do te arrinte edhe kualifikimin në Champions League, do ta mbyllnin sezonin në mënyrën më të mirë.

Për Dortmundin kjo është Kupa e pestë e Gjermanisë në historinë e klubit kur e fundit ishte në sezonin 2016-2017.

 

EMISIONET