Dokumentohet për herë të parë në gazetari historia e ekonomisë shqiptare

I ftuar në emisionin “Jeto me orën” gazetari Kreshnik Kuçaj me një përvojë 18 vjeçare, rrëfen si nisi të dokumentojë historinë e ekonomisë në vend 8 vjet më parë.

Kreshnik Kuçaj: Më shumë pasion kam për historinë, por që nuk e dija që mund të shkoja tek ekonomia. Kam punuar fillimisht gazetar politike, kisha dëshirë të lexoja mbi personazhet. Kam blerë masivisht libra të vjetër. Kam shfrytëzuar arkivat e huaja për Shqipërinë, kanë shumë material. Arkiva italiane, franceze kanë element interesantë, nga një këndvështrim tjetër për vendin tonë.

Gazetari i lidhur me dokumentimin e historisë së ekonomisë  tha gjithashtu se është ndalur tek elementet e paralelizmit historik duke   sjellë histori të vjetra  për të bërë krahasimin me kohët e sotme.

Kuçaj u ndal tek një rast shumë aktual që po diskutohet sot siç është tentativa e Shqipërisë për të legalizuar kanabisin, që sipas tij është bërë  në vitin 1920,  një material që dëshmohet  nga arkivat e shtetit. Dosja analizon gabimet që u bënë në ato vite dhe pse qeveria u tërhoq, kjo sipas tij  mund të jetë një leksion për debatin që po zhvillohet sot.

Edhe në lidhje me krizën  energjetike, Kuçaj tha se   nëse do të rikthehemi  në vitet 70 edhe atëherë pati dy kriza të naftës  ku u prek edhe  Shqipëria. Kuçaj u ndal gjithashtu edhe në disa tema të cilat sipas tij do të nxisin kuriozitet tek publiku.

Kreshnik Kuçaj: Me interes  për audiencën  është çështja e pronësisë. Kam bërë një cikël artikujsh për gabimet që u bënë në lidhje me pronësinë në vendin tonë . Është një diagnozë e detajuar për mënyrën se si funksionon gjithë cikli në vitet 20\30 ku  shoqëria shqiptare dha një puls zhvillimi.

EMISIONET