Dogjani: Testi i drogës u la në mes, doli shumica e punonjësve të policisë si përdorues

Asllan Dogjani, eksperti i policisë së shtetit tha se në polici filloi të bëhej testi i drogës por u la në mes sepse filluan të dilte shumica e punonjësve të policisë si përdorues të lëndëve narkotike.

Asllan Dogjani: "Filloi të bëhej testi i drogës dhe u la në mes sepse filluan të dilte shumica e punonjësve të policisë si përdorues të lëndëve narkotike. Kjo prej kultivimit masiv të drogës, implikimit të punonjësve të policisë në numërimin e bimëve narkotike, përdorimi në masë i drogës në Shqipëri nga rinia, përdorimi në masë i kanabisit, heroinës, i kokainës."

Dogjani gjithashtu tha se fakti që drejtorët e policisë nuk mund të dalin nga politika e çon policinë në kaos, në një gjendje alarmante.

Asllan Dogjani: "Edhe polici që është pa integritet futet në policinë e shteti jo si rezultat i aftësive të tij profesionale arrin të përdorë drog, të përdorë lëndë narkotike. Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është atje për shkak të partisë por edhe Drejtori i Policisë Vendore, janë atje shumica për shkak të partisë. Drejtorët e policisë nuk mund të dalin nga politika sepse e merr ministri, e merr deputeti e merr shefi dhe i thotë fute këtë në punë sepse është miku im dhe kjo e çon policinë në kaos, në një gjendje alarmante. Dhe të gjithë pasojat bien mbi qytetarin."  

EMISIONET