Do vriste “të fortin” e Vlorës, dënohet Leonard Luzi dhe dy bashkëpunëtorët. 47-vjeçari kërcënon në sallë të penduarin e drejtësisë

Gjykata e posacme ka dënuar me 2.9 vite burg dëshmitarin e drejtësisë Amarildo Nikollin i cili akuzohet se në bashkëpunim me Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin kanë thurur planin për të vrarë Ines Hajrullën dhe mikun e tij.

Për Luzin dhe Koroveshin gjykata i la në burg përkatësisht 11 dhe 10 vite.Të tre personat e pandehur kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar cka do të thote që ka dënimi iu zbret 1/3 e saj.

Hetimi i strukturës së posacme ka provuar me prova se Leonard Luzi, është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e dy shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla ku shkak dyshohet të jënë përplasjët për lojrat e fatit.

Leonard Luzi, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë i pandehuri Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori si dhe Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit, ky i fundit ende në kërkim.

Koroveshi, dhe Zejno, kanë sjellë armët në banesën e të pandehurit Amarildo Nikolli në Vlorë, kanë ndihmuar në terren me gjetjen e personave të cilët ishin objektiv i atentatit, si dhe do të ndihmonin ekzekutorin Amarildo Nikolli, në largimin nga vendi i ngjarjes

Vrasja e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, nuk u bë e mundur, pasi në datën 07.08.2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, në qytetin e Vlorës, gjatë kontrollit fizik kryer ndaj Amarildo Nikolli, nga shërbimet e policisë i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes.

Ka rezultuar se ditën e arrestimit të tij, i pandehuri Amarildo Nikolli, kishte dalë pikërisht për të finalizuar krimin e porositur prej të pandehurit  Leonard Luzi.

Gjate leximit të vemdimit Leonard Luzi shpërtheu ndaj bashkëpuntorit të drejtësisë dhe prokurorës së SPAk me tone kercenuese.

EMISIONET