"Historia më ka vendosur në ballë të kësaj beteje" Basha: PD e gatshme për t’i përgjigjur sfidave, s'do lëshojmë pe

Lulzim Basha, pas daljes nga prokuroria në një dalje për mediat është shprehur se PD do të mbetet një forcë politike e gatshme për t’iu përgjigjur më të madhe të kohës që sipas tij është dhënia fund e tranzicionit.

Në fjalën e tij Basha e ka cilësuar 8 janarin, dita kur u zhvillua protesta para selisë së PD, e ka konsideruar si një përpjekje e një grushti për ta mbajtur Shqipërinë në këto 30 vite, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për Sali Berishën.

Lulzim Basha: Demokratët janë kanë dalë të tregojnë se janë shumë më shumë se interesi i një personi të vetëm kushdoqoftë ky. PD mbetet një forcë politike jo thjesht e pjekur dhe e mençur, por e gatshme për t’iu përgjigjur sfidës më të madhe të kohës që është dhënia fund e tranzicionit. 8 janarin duhet të shihni si një pjesë e përpjekjeve të një grushti njerëzish për ta mbajtur Shqipërinë siç e kanë mbajtur Shqipërinë në këto 30 vite. Shumica e shqiptarëve duan ndryshimin, dhe jemi vendosur që mos të lëshojmë pe dhe mos të pranojmë për asnjë çast që pakica 30-vjeçare e tranzicionit të bëhet një pakicë e përjetshme.

Basha thotë se 8 janari hyrë në histori si ditë e dhimbshme për demokratët

Lulzim Basha: 8 janari ka hyrë në histori si ditë e dhimbshme për demokratët. Unë jam igatshëm të marrë çdo përgjegjësi që më takon, me qëllim që fjalët të  kthehen në vepra. që kjo të bëhet duhet t’i japim fund valles 30 vjeçare të tranzicionit dhe valltarëve të tranzicionit.

Axhenda e parë e tyre është ta shkatërrojnë PD, dhe kjo nuk mund të bëhet pa larguar kryetarin e zgjedhur të PD. Të qëndrosh në krye të PD sot do të thotë t’I qëndrosh fjalës që i kam dhënë demokratëve. Është një sakrificë që do e çojë deri në fund. Është një mision që nuk mund ta braktis ashtu siç nuk mund të braktis fëmijët e mi apo nënën time. Historia na ka vendosur përballë kësaj beteje.

EMISIONET