DIVA 2024, Malaj ndan video-udhëzues për subjektet deklaruese
Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” përcaktojnë detyrimin që çdo individ i cili ka realizuar të ardhura bruto mbi 1,2 milionë lekë në vitin 2024, nga të gjitha burimet, duhet të plotësojë deklaratën vjetore të të ardhurave personale (DIVA) brenda datës 31 mars të këtij viti.
Ministri i Financave Petrit Malaj, ndau në rrjete sociale video-udhëzuesin mbi mënyrën e plotësimit të deklaratës vjetore.
“Deklarimi i taksave për herë të parë mund të duket i vështirë. Për të gjithë subjektet deklarues të DIVA-s, Administrata Tatimore vë në dispozicion video-udhëzuesit, që tregojnë hapat si veprohet”, shkroi Malaj.
Subjektet deklarues të DIVA-s, duhet të verifikojnë në kohë reale nëse janë ose jo subjekt deklarimi për DIVA 2024 në linkun: https://shorturl.at/9XLS9
(Për informacion më të detajuar rreth shërbimit Tax Test mund të klikojnë: https://shorturl.at/IgHza)
Ata që regjistrohen për herë të parë për të plotësuar DIVA 2024 duhet të klikojnë në linkun: https://shorturl.at/Xq6iT
Për të plotësuar DIVA 2024 klikohet në linkun: https://shorturl.at/pylwO