Dita ndërkombëtare e muzeumeve. Gjirokastra debaton për investimet e bëra

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ka paraqitur me krenari investimet që po bëhen në rrjetin e muzeumeve në Gjirokastër, por kritikat në ditën ndërkombëtare të muzeumeve nuk kanë munguar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ka qenë prefekti Odise Kote i cili ka kërkuar nga pushteti vendor profesionalizëm dhe ka listuar listën me institucionet që u ka mbetur vetëm emri.

"Rrjeti i muzeumeve përvecse është pasaporta e identitetit shqiptar ka dhe në dimension të madh, atë të edukimit. Pikërisht këto funksione është mirë që pushteti vendor t'i shikojë me përparësi dhe me vëmendjen maksimale. Ne duhet të paraqitemi me profesionalizmin më të lartë për të dhënë atë vlerë identitare që ka Gjirokastra e që ka kombi shqiptar," tha ai.

Dita ndërkombëtare e muzeumeve. Gjirokastra debaton për

Përpjekjet e para për hapjen e një muzeu në Gjirokastër i ka nisur Idriz Guri i cili ktheu një nga dhomat e banesës së tij e ktheu në ekspozitë, duke e quajtur "Dodona". Ndërsa në vitin 1966, Gjirokastra do të kishte muzeun e parë.

"Unë mendoj që Gjirokastra ka vend për shumë sepse ka një sërë figurash patriotike të patrajtuara fare, por njëkohësisht zë një vend shumë të rëndësishëm në historinë kombëtare shqiptare. Veçanërisht me figurat e Rilindjes si "Bajo Çerçizi", një nga muzetë që fatkeqësisht vazhdon të jetë i mbyllur."

Banesa Kadare dhe shtëpia e lindjes së diktatorit Enver Hoxha janë përfshirë në rrjetin e ndërtesave ku do të ndërhyhet por se çfarë do të ofrojnë ato për vizitoret përveç strukturës së banesave, mbetet për tu parë.

Tashmë shumë objekte, vepra dhe dorëshkrime historike janë plaçkitur e djegur gjatë viteve të tranzicionit.

 

EMISIONET