Dita e Verës sipas qeverisë në Tiranë, Rama i kthehet basketbollit, aktivitete në bulevard

Kjo ditë vere i gjeti socialistët në qeveri, andaj 4 Ministri u mobilizuan në realizimin e një kolane të gjatë aktivitetesh në kryeqytet, të cilat e çelën siparin që prej orës 10:00.

Muzikë live, pjesë teatrale për fëmijë dhe animacion, panairi artizanal shoqëroi përgjatë gjithë ditës qytetarë, të cilët u derdhën në Tiranë për të ndare urimin e një vere të gëzuar.

Urimin për Ditën e Verës e përcolli fillimisht kryeministri Edi Rama, i cili në këtë ditë feste kishte hequr kostumin zyrtar dhe iu rikthye pasionit të vjetër të basketbollit.

Ish-basketbollisti nuk i rezistoi tundimit për të luajtur, edhe pse rrjetën e koshit e gjente me shumë vështirësi.

Në sytë e qytetarëve kureshtar, Edi Rama luajti me ish- baskebollistë e deputetë dhe me pas përcolli këtë urim.

“Pa fshehur dot gëzimin e një pjesë të bërthamës të 30 viteve përpara mundën dy skuadra rrjesht të ditëve tona. Ky është një ngushëllim fantastik për moshën që ikën në këtë ditë vere dhe besoj se ndërthyrja e energjisë dhe e pasionit të më të rinjve me eksperiencën tonë ju vlejti dhe atyre. Ndërkohë që kam bindjen se kjo ditë vere çel një verë dhe një pjesë të mbetur të vitit më të mirë qoftë për të rinjtë, qoftë për më të moshuarit”tha Rama.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, këtë ditë feste u ndal ne stendat e Panairit të Artizanatit.

Ndërsa Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, iu bashkua gëzimit të të vegjëlve.

Aktivitet e organizuara nga 4 Ministritë, Kulturës, e Arsimit, Rinisë, si dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit i sollën mjaft gjallëri kryeqytetit.

EMISIONET