Në Shkodër burri me kapuç i vë flakën makinës së policit, në Vlorë digjen dy të tjera

Një makinë e punonëjsit të policisë së komisariatit të Shkodrës është djegur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 14 maj 2022. Automjeti tip Mitsubish, në pronësi të punonjësit të policisë Sokol Kroni ishte e parkuar përpara shtëpisë së këtij të fundit. Ende nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarje. Ndërkohë në Vlorë gjatë natës janë djegur dy automjete në lagjen 10 korriku. 

Shkoder - Vlore  Ora News siguron momentin kur një person ende i paidentifikuar, i vë zjarrin një makine në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të së shtunës, 14 maj, në lagjen “Tre Heronjtë” ndërsa është djegur mjeti tip Mitsubisht.

Makina  ishte në pronësi të Sokol Kroni një efektiv i policisë së komisaritit të Shkodrës, ndërsa ende nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e Kronit, apo me ndonjë konflikt jashtë pune.

Kamerat e sigurisë të obejkteve aty pranë, kanë filmuar të gjithë skenën e diegies së makinës, ndërsa mund të ndihmojnë edhe me identifikimin e personit që shihet në video.

Ndërkohë në Vlorë gjatë natës janë djegur dy automjete në lagjen "10 Korriku". Një automjeti i është vënë flaka me qëllim ndërsa tjetri pranë tij ka marrë flake për shkak se ka qenë parkur aty afër. 

Mësohet se makina e cila ka qenë si objektiv për  tu djegur është në pronësi të Fabjon Jahajt, ndërsa mësohet se ajo ka qenë me targa të huaja.

Pasi ka marrë flakë, makian tip Fiat, zjarri është përhapur edhe në mjetin tjetër të llojit Mercedes Benz, ndërsa ende nuk dihen motivet që kanë çuar autorët drejt djegies së makinës.

EMISIONET