Digjet banesa në Lushnje, plagoset 68-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2022, 21:42
Një 68-vjeçar mbeti i plagosur në Lushnje pasi banesa e tij u përfshi nga zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen "Gafurr Muço".
Në banesën e shtetasit P. M ka rënë zjarr dhe për pasojë ka marrë djegie në trup shtetasi P. M, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.