Dhunon të dashurën, arrestohet 34-vjeçari në Fier/ Procedohet dhe 17-vjeçari që ngiste makinën pa leje drejtimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2024, 12:57
Policia e Fierit ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar të dashurën e tij.
Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe një 17-vjeçar, pasi ngiste makinën pa leje drejtimi.
“Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin E. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Portëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi u kap duke drejtuar një automjet, pa leje drejtimi”, njofton policia.