Dhunoi prindërit e tij? Shpallet në kërkim 20-vjeçari në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2024, 11:59
Policia në Shkodër është vënë në kërkim të një 20-vjeçari, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri të qytetit verior.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër po punojnë për kapjen e shtetasit E. P., 20 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.