Dhuna ndaj grave, Ballauri: Koncepti i dhunës të trajtohet që në kopsht, qytetarët të ndërgjegjësohen

Qëndrimi mbyllur për shkak të pandemisë por edhe stresi i shtuar janë bërë shkak për rritjen e rasteve të dhunës në familje të cilat shpesh kanë përfunduar me pasoja të rënda deri në vrasje.

Elsa Ballauri, drejtore e Grupit Shqiptar të Drejtave të Njeriut, në një intervistë për Ora News, është shprehur se fillimisht gratë duhet të reagojnë për dhunën qau bëhet, ndërsa shton se ende nuk është kuptuar koncepti i dhunës,

Elsa Ballauri: Rastet nuk janë ulur dhe mendoj se ka një problem shumë të madh, I cili akoma nuk është kuptuar. Nuk kemi kuptuar filozofinë e jetës sonë dhe kujt duhet t’I japim më shumë rëndësi. Ajo që nuk është kuptuar akoma është koncepti I dhunës dhe kjo së pari duhet kuptuar më mirë nga vetë gratë se sa nga pjesa tjetër, e cila lejon të dhunohet për arsye të mentalitetit, traditës, konceptit, mentalitetit, të njëlloj personaliteti që mashkulli ka krijuar për të thënë që unë jam I pari dhe të tjerët janë pas meje.

Më tej ajo shton se duke nisur që nga sistemi arsimor dhe kulturor duhet t’i ndihmojnë gratë dhe familjet të vcilat përballen me dhunë. Ajo tha se koncepti i dhunës duhet të trajtohet që në kopsht te fëmijët, ndërsa shton se qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm.

Elsa Ballauri: Dhuna ndaj grave ka ekzistuar dhe do të ekzistojë, problemi është se sa ne merremi me këtë gjë, sa denoncohet dhuna. I gjithë sistemi arsimor, sistemi mendor, sistemi kulturor duhet të jenë pro kësaj gjëje, ta ndihmojnë gruan, por edhe familjen. Edhe fëmijët që shohin se mamaja dhunohet nga babai apo pjestarë të tjerë, të gjithë duhet të jemi të përgatitur që të vegjël për ta denoncuar këtë. Koncepti i dhunës duhet të trajtohet që në kopsht te fëmijët dhe shkollat duhet të bëjnë një punë të madhe dhe shoqëria duhet të ketë një prioritet të vazhdueshëm, dhe vetë qytetarët duhet të jenë ndërgjegjshëm.

Vetëm gjatë vitit 2021 kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje 12 gra, ndërsa 3288 të tjera e denoncuan keqtrajtimin duke sjellë arrestimin e 506 autorëve të akteve të dhunës.

Sipas këtyre statistikave çdo ditë në vend janë regjistruar mesatarisht dhjetë raste denoncimesh, çka përbën përkeqësim të ndjeshëm të kësaj vepre penale në raport me periudhat e mëparshme. 

Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti Anila Kolgjini.

EMISIONET