Dh*nimi i drejtorit të AKU-së në Shkodër, arrestohet një prej autorëve
Policia e Shkodrës ka arrestuar njëri prej autorëve që dyshohet se ka marrë pjesë në dhunimin e drejtorit të AKU Shkodër. Në pranga ka rënë një shtetas me mbiemrin Elis Çela, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër.
Ky shtetas i ndaluar nga efektivët e Shkodrës dyshohet se është personi i cili ka dërguar me automjet, personin tjetër që ka goditur me send të fortë drejtorin e AKU Haderi.
Ndërkohë policia e Shkodrës ka bërë identifikimin edhe të personit tjetër që dyshohet si autori kryesor që ka dhunuar drejtorin Haderi dhe është shpallur në kërkim ndërsa po punohet për gjetjen dhe kapjen e tij.
Ngjarja ndodhi më 21 maj në orët e mbrëmjes kur në lagjen “Rus” drejtori i AKU Romir Haderi u godit nga një person dhe më më pas u largua në drejtim të paditur. Drejtori Haderi mori një plagë në vetull dhe pas mjekimit në spital u largua në shtëpi.
Një ditë pas ngjarjes drejtori Haderi reagoi duke thënë se asgjë nuk do të më ndal. Dhunimi i tij dyshohet se erdhi për shkak të detyrës ndërsa shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje dyshohet se janë persona me pagesë dhe se porositësit janë të tjerë. Policia vijon punën për ta zbardhur të plotë ngjarjen.


