Dhjetori i festave në Korçë, Rama publikon video nga atmosfera e magjisë së dritave

Dhjetori i festave në Korçë, Rama publikon video nga atmosfera

Qyteti i Korçës është gati për të pritur vizitorë shqiptarë e të huaj, që dëshirojnë të kalojnë festat e fundvitit në këtë qytet, duke u kthyer në kryeqendrën e festimeve në Shqipëri.

Dekori i veçantë i vendosur në të gjithë qytetin, në Pazarin e Vjetër, Pedonalen e qytetit si dhe përreth Katedrales, i ka dhënë një bukuri magjepsëse Korçës për festat e fundvitit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga qyteti i Korçës, i cili këtë dhjetor duket magjik.

“Dhjetori i festave në Korçë”, shkruan kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.

Tingujt e muzikës dhe dritat e festës ndjehen kudo në qytetin e Korçës. Vitet e fundit ky qytet është kthyer në destinacionin e preferuar për të kaluar festat e fundvitit.

EMISIONET