Devijimi i Lanës, banorët në protestë: Krim makabër. I kërkojnë opozitës ti mbështesë, të padisim Bashkinë e Tiranës në SPAK

Ndryshimi i rrjedhës së lumit lana do të sjellë një tjetër përplasje mes bashkisë dhe banorëve që kanë bërë ndërtimet në gjurmën e re. dhjetëra familje u ngritën në protestë duke kërkuar zbatimin e projektit të hartuar nga Edi Rama, ku preken më pak objekte.

“Aktualisht kanë zhvilluar takime në bashkinë në njësinë numër 6 bashkiake dhe nuk kanë njoftuar asnjë qytetar. Kanë njoftuar punonjës të Bashkisë për të marrë ‘ok’ e atyre që gjoja janë njoftuar qytetarët. Me rehabilitimin e Lanës që është bërë kur ka qenë kryetar bashkie Edi Rama. Me projektin e vitit 2013, me këtë devijim 600 familje do hidhen në Lanë.”

Për mediat ata shprehen se edhe pronarët e tokës nuk kanë përfituar

“Na kanë quajtur pushtues zaptues, pushtues e zaptues janë ata që po punojnë këtu mbrappa. Kanë pushtuar tokat me të drejtë e me të padrejtë, dhe qytetarët banorët lëre që nuk merren në konsideratë por që do të nxirren edhe nga shtëpitë e tyre. Mesa kam informacion nga mediat edhe ish-pronarët e këtyre serave i kanë nxjerrë pa pjesë, pa hise.”

Po ashtu ata drejtojnë gishtin në ndërtimin e kullave, por hedhin dyshime se pas ndërtuesit janë persona të tjerë

“Pronari është Mond Bega, por Bega mund të jetë fasada. Arsyeja e devijimit të lumit Lana është arsyeja e kullave.”

Në dy vitet e fundit janë zhvilluar përplasje të forta në Astir dhe në rrugën pesë maji. Teksa projektet kanë sjellë reagimin e familjeve dhe në kodrën e priftit dhe në zonën e Laprakës në Tiranë.

EMISIONET