Deti “gllabëron” tokën, në Durrës me dhjetëra hektarë të zhdukur për shkak të erozionit

Dhjetëra hektarë tokë në Durrës janë gllabëruar nga deti.

Shkak është erozioni detar që ka lënë gjurmë në zonën e Currilave, Rrushkullit dhe Kepin e Rodonit.

"Durrësi ka një problem madhor, kemi rrëshqitjen e Kodrës së Currilave, duhet një studim i mirëfillt gjeologjik."

Përveç faktorëve natyrorë, në zhvillimin intensiv të erozionit ka ndihmuar edhe veprimtaria e njeriut.

Haxhi Bici specialist thotë se duhet të merren masa të menjëhershme për të frenuar dëmet e këtij fenomeni.

"Me gurë, dy tre prita që të mos vijnë më dallgët e madha të na gllabërojnë tokën."

Përparimi i detit drejt tokës si dhe ndërhyrjet pa kriter të njerëzve janë bërë shkak që vija bregdetare e Durrësit të pësojë ndryshime.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET