DETAJET/ Lulzim Visha u vra me armë me silenciator 200 metra larg shtëpisë, autorët i zunë pritë teksa shkonte për në punë

Detaje të reja janë zbuluar nga rasja e Lulzim Vishës, 48 vjeçarit i cili u gjet i pajetë brenda automjetit të tij.

 

Sipas asaj që raportohet Visha është vrarë 200 metra larg shtëpisë së tij në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner.

Mësohet se Visha ishte baba i dy fëmijëve dhe ishte proceduar penalisht disa herë.

Ai sapo kishte dalë për në punë kur autorët e kanë ndjekur dhe besohet se e kanë qëlluar me 12 plumba. Ngjarja ka ngritur dyshime se vrasësit mund të kenë përdorur një armë me silenciator, pasi banorët e zonës nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Hetimet vazhdojnë, me policinë që po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.

 

EMISIONET