DETAJET E REJA nga vrasja e 70-vjeçarit në Kurbin/ Autorët u larguan me “Range Rover” të zi, kontroll në zonat zonat e braktisura
Teksa Policia e Shtetit po vijon me mbledhjen e provave në pikën e inerteve në Kurbin ku u vra 70-vjeçari Selman Mihana dhe u plagos Ardjan Gjeloshi, deri më tani nga këqyrja e pamjeve filmike është verifikuar edhe automjeti që autorët u larguan.
Bëhet fjalë për një makinë tip “Range Rover” ngjyrë e zezë.
Ky mjet po kalon në filtrin e Krimeve të Rënda për të parë nëse rezulton i vjedhur.
Në bordin e kësaj makine dyshohet të kenë qenë më shumë se 3 persona.
Ata janë kujdesur që të mos pikasen nga kamerat e sigurisë, duke përdorur mbrojtëset nga dielli që automjetet disponojnë.
Efektivët e policisë po ushtrojnë kontrolle në zonat e braktisura me qëllim zbulimin e mundshëm të ndonjë gjurme.
Po ashtu, ka nisur kontroll edhe në pikat e serviseve që ndodhen përgjatë rrugës Tiranë – Lezhë – Shkodër, si dhe Durrës.