Detaje të reja nga tragjedia me dy viktima në liqen, po laheshin një grup fëmijësh, rrezikuan të mbyten dhe dy të tjerë

Zbardhen detaje të reja nga tragjedia në liqenin e Prushit, ku rreth orës 18:05 janë mbytur dy vëllezër të mitur të moshës 10 dhe 14 vjeç.

Ora News mëson se kanë qenë 6 fëmijë bashkë. Veç dy vëllezërve kanë rrezikuar të mbyten edhe dy të tjerë por janë nxjerrë nga një banor i zonës që i ka parë.

 

Shërbimet e Policisë shkuan mënjeherë në vendngjarje dhe nisën kërkimet.

Njëkohësisht në vendngjarje mbërritën polumbarët e Reneas, të cilët pas disa minutash kërkime bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë të dy të miturve.

Si rezultat i kërkimeve të kryera nga Polumbarët e Reneas u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të miturve Mateo dhe Klevis Taku, 14 dhe 10 vjeç (vëllezër).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Detaje të reja nga tragjedia me dy viktima në liqen, po laheshin

Detaje të reja nga tragjedia me dy viktima në liqen, po laheshin

EMISIONET