Plagosja në Qafë Kashar: Po ktheheshin nga kalçetoja me "Audi 5", si nisi konflikti që përfundoi me plumba

Plagosja në Qafë Kashar: Po ktheheshin nga kalçetoja me

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me armë zjarri te "Mbikalimi i Qafë Kasharit", në Tiranë, pak pas mesnatës (17 shtator.)

Policia bëri me dije se të plagosur mbetën shtetasit Enis Sanxhku, 20 vjeç dhe Noa Mato, 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital.

Burime bëjnë me dije se 2 të rinjtë kanë qenë duke u kthyer nga kalçetoja kur ndodhi ngjarja.

Gjatë këtij momenti ata i kanë prerë rrugën makinës së autorit dhe më pas janë konfliktuar me të duke e çuar çështjen deri në përdorimin e armëve, raporton Ora News. 

Pas plagosjes ata u dërguan në spital dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve./OraNews/

Plagosja në Qafë Kashar: Po ktheheshin nga kalçetoja me

EMISIONET