"Depo" armësh mes shkurreve afët tek "5 Maji" në Tiranë. Në kërkim të pronarit

Fishekë, tytë mitralozi, dylbi si dhe disa mundicone të tjera janë zbuluar një ditë më parë në rrugën "5 Maj" në kryeqytet ndërkohë që për ngjarjen nuk ka ende një person të arrestuar. Sipas policisë pjesët e armëve të gjetuara janë dërguar për ekspertizë me qëllim për tu verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Zbulohen detaje nga operacioni që u ndërmor më 5 tetor 2022 në zonën “5 Maji” në Tiranë ku një arsenal armësh u gjet i groposur.

Një informacion i mbërritur në rrugë operative në komisariatin nr 4 u bë shkak për zbulimin e një arsenali me pjesë armësh

Mes shkurresh pranë një blloku pallatësh banimi, policia gjeti të futura në thasë dhe qese pjesë të ndryshme armësh dhe municionesh.

Forcat e rendit sekuestruan 73 fishekë luftarakë,rreth 150 krehëra që mbajnë fishekë të kalibreve të ndryshëm, 92 pjesë shuli të armëve së zjarrit, pjesë armësh automatike,1 tytë mitralozi, 2 pajisje optike për armët si dhe 4 targa nga të cilët 2 ishin angleze, 1 italiane dhe 1 shqiptare.

"Më datë 05.10.2022, në rrugën "Besim Fagu", Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa persona, për shkak të presionit të Policisë, kishin transportuar dhe hedhur në një ambient të jashtëm, pjesë armësh e municion luftarak, menjëherë  kanë ushtruar kontroll dhe kanë gjetur në rrugën "5 Maji", pjesë armësh të ndryshme (kallashi, mitralozi të lehtë, mitralozi të rëndë, pushke), municione luftarake dhe pajisje optike ushtarake, të futura në thasë" informoi sot (6 tetor 2022) policia.

Për këtë ngjarje policia nuk ka arrestuar ende asnjë person të dyshuar pasi edhe gjatë vëzhgimit nga agjentët asnjë person nuk është parë të lëvizë në zonë.

Policia ka bërë sekuestrimin e tyre dhe i ka dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ti ekzaminuar nëse janë përdorur në krime të mëparshme.

Në Tiranë vitin e fundit janë zbuluar më shumë se 5 baza armatimesh. I fundit ishte me datën 20 gusht ku në banesën e Kujtim Caushit u zbulan disa armë të sofistikuara.

Baza më e madhe e armëve në vitet e fundit u identifikua nga policia 1 vit më parë ku pas rrëfimit të një te penduari u zbuluan 18 sasi armatimesh pranë një kompleksi në Tiranë.

Gjatë hetimeve për zbulimin e tyre efektivat janë ndeshur me armë të kalibrit të lartë siç janë snapjerat apo rastet kur janë fshirë numrat e serisë me qëllimin për të identifikuar punën e policisë në dokumentimin dhe zbardhjen e ngjarjeve kriminale. Punishte armësh janë gjetur edhe në Yzberisht dhe zonën e Liqenit por ekspertimet nuk kanë shërbyer për zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

U sekuestruan

73 fishekë luftarak të kalibër të madh.

Reth 150 krëhra që mbajnë fishekë të kalibreve të ndryshëm

-92 pjesë shuli si ato të armës së zjarrit.

-Pjesë armësh automatike.

-1 tytë mitralozi.

-2 pajisje optike për armët

- 4 targa, nga të cilat 2 ishin anglez,e 1 targë italiane dhe 1 targë plastike shqiptare. 

EMISIONET