Dështon "gjyqi" ndaj Dritan Lelit, nuk paraqitet në mbledhje me anëtarët e këshillit bashkiak

Këshilli Bashkiak i Vlorës, i thirrur nga disa anëtarë, që kërkuan llogaridhënie të kryebashkiakut Leli për shërbimet ndaj qytetareve të Vlorës nuk arriti ne mblidhej.

Ne orën 10:00 këta anëtarë siç kishin paralajmëruar iu drejtuan teatrit “Petro Marko”, por dera ty ishte e kyçur.

Kreu i Grupit të Këshilltarëve Socialistë, Anduel Tahiraj, njëkohësisht dhe kryetar i degës së PS e kishte një përgjegjës për këtë pengesë; kryebashkiakun Dritan Leli, i cili nuk lejoi hapjen e sallës për zhvillimin normal të mbledhjes.

Sipas drejtuesit te socialisteve të Vlorës, Dritan Leli ka humbur besimin e qytetareve dhe mbështetjen e partisë.

"Kryetari i bashkisë e ka humbur mbështetjen e Partisë Socialiste dhe njëkohësisht besimin," tha Tahiraj.


Por përballe këtij qëndrimi Dritan Leli, e kishte gati argumentin. Ai përdori vendimin e komitetit teknik dhe masat anticovid që nuk lejojnë tubimet ne salla, i shqetësuar për shëndetin e anëtareve të këshillit bashkiak.

E ndërsa u mbylli derën e teatrit "Petro Marko", vetë Leli mblodhi online drejtuesit e institucionit vendor, nga ku ftoi këshilltarët të bëheshin pjesë e diskutimit.

"Në respekt të ligjit dhe të masave në fuqi për të parandaluar përhapjen e Covid-19, theksojmë sikundër jemi shprehur edhe më parë në disa letra të përsëritura se mbledhja duhet të zhvillohet online. Është bërë e qartë në shkresën e dërguar nga unë personalisht se ambientet e Teatrit "Petro Marko" nuk do të jenë në dispozicion për zhvillimin e kësaj mbledhjeje," tha Leli.

Një pretendim i tille u konsiderua qesharak nga Kreu i Grupit të Këshilltarëve Socialistë Tahiraj, ndërsa përcolli dhe një mesazh ndaj Lelit për afrim me kundërshtarët demokratë.

"Është një pretendim qesharak sepse pak ditë më parë u dha lejë forcave të tjera politike, Partisë Demokratike," tha Tahiraj.

Krisja e marrëdhenieve të kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli, me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama nisi që para zgjedhjeve parlamentare dhe tani është kthyer në një betejë me të gjithë strukturat socialiste në Vlorë.

 

 

EMISIONET