Dervishi: Lidership i kalbur, Shqipëria ka mbetur në dorë të Tao Ballës dhe asaj Skënderbeshës

I ftuar në “Drejt” në RTV Ora nga Luan Rama, Ferdinand Dervishi, gazetar u shpreh se Shqipëria ka mbetur në dorë të Taulant Ballës dhe Elisa Spiropali.

Ai tha se Rama ashtu sikur Nano me të diku, merr Ballën që të shajë Sali Berishën, duke shtuar se lidershipin ë vend është i kalbur.

Dervishi: Shqipëria ka mbetur në dorë të Tao Ballës dhe asaj Skënderbeshës që vajti në Ukrainë dhe ndërroi 4 kostume duke bërë paradë mode. Po të shohësh pak se nga vijnë këta njerëz, më kujtohet Nanon që nuk shkonte mirë me Ramën, për të përballuar mirën Berishën e thirri.

Vijmë në një kohë të dytë që Rama thërret Ballën që di të shajë Berishën dhe i është dhënë gjysma e Shqipërisë. Kjo është Shqipëri aktuale. Këta janë lidership i kalbur.

EMISIONET