“Deri tani prezantimet populiste”, Kaprata: Decentralizimi dhe dekoncentrimi i pushtetit shpëtojnë Shqipërinë

Politologu dhe pedagogu Gent Kaprata  thotë se nevoja për decentralizim në Shqipëri është shumë e madhe.

Nga prezantimet e bëra deri më tani lidhur me këtë reformë Kaprata thotë se vërehet që prezantimet janë populiste.

Sipas tij decentralizimi dhe dekoncentrimi i pushtetit politik e shpëtojnë Shqipërinë.

Gent Kaprata: Ajo që mund të dallohet deri tani prezantimet janë populiste. Dalin dhe thonë këta do të jenë kufinjtë. Çfarë funksionesh do të kenë këto, ky është thelbi. Nevoja për decentralizim të Shqipërisë është e tmerrshme është shumë e madhe. Këtu është problem funksionesh dhe jo madhësie të bashkisë. Ne kemi një model ekonomik ku konsumojmë të ardhura nga jashtë dhe vjen prej modelit territorial dhe politik. Ky model territorial është i tmerrshëm. Mënyra si është ndarë populli dëmton dhe arsimin e lartë, dëmton në aspektin e ngrohej globale, ka dëmtuar popullsinë.

“Kemi një Shqipëri me 61 motor dhe ndezim vetëm motorin e Tiranës dhe ky që është i ndezur bën sikur punon.  Decentralizimi hap i parë dhe dekoncentrimi i pushtetit politik kjo e shpëton Shqipërinë asgjë më tepër.”

EMISIONET