Deputetët e opozitës në protestën e fermerëve para Kuvendit, Korreshi: Me këtë buxhet, bujqësia dhe blegtoria të falimentuara


Ndërsa kryeministri mori brenda në Kuvend përfaqësues të fermerëve, deputeti i opozitës Saimir Korreshi doli përkrah tyre në protestë.

Pronocimi i tij për mediat nuk zgjati shumë, pasi fermerët zgjodhën ti përcjellin vetë shqetësimet e tyre.

Korreshi: Kemi kaq kohë që thërrasim për bujqësinë, që themi se bujqësia ka marrë fund. Fermerëve ua marrin produktet nën kosto. Gjithë deputetët e opozitës janë krah fermerëve në këtë rast. Sot nuk gjen lopë në fshat.

"Ne do dorëzojmë serat, të vijmë ti marrë shteti."

"Pesticidet janë të shtrenjta, farat nuk janë të mira, nuk janë cilësore".

Pak minuta pas Korreshit, protestës iu bashkua dhe deputeti tjetër demokrat Dash Sula dhe pas tij Luan Baçi.

"Ne këtë protestë që po bëjmë këtu do ta zhvendosim në Lushnje, nuk kemi pse të vijmë këtu. Puna është atje, do të bllokojmë dhe rrugët mos të na bjerë qindra forca policie. Ne punëtorë jemi jo mafiozë droge"paralajmëroi njëri nga fermerët.

Korreshi: Po lënë serat dhe po ikin në Gjermani për të larë borxhet që kanë marrë për serat.Kam kohë që flas po nuk bëra një foto me presh nuk tërheq dot vëmendjen tuaj.Ministrja thotë 3.2 mld kam unë, nuk shkoj dot te Rama se kam frikë. 

Të bien në një konsensus që ajo që është e arritshme të bëhet dhe të bëhet një plan që të dinë ku janë, të mbjellin më sivjet apo jo. Me buxhetin që po kalon sot dhe ato zëra që janë për bujqësinë vitin që vjen janë të falimentuara si bujqësia dhe blegtoria.Dhe thonë nëse ngrini kartonin sot jeni non grata dhe mirë na e bëjnë.

Gjatë gjithë kohës u premtojmë se do zbresim kometën në tokë por shkojmë te satelitët ndërkohë që kemi plugun atje që rri dhe traktorët nuk ndizen. Këta nuk po marrin as koston e fidanëve të mbjellur. Ju kalb shalqini i gjithi.

Deputetët e opozitës në protestën e fermerëve para

Deputetët e opozitës në protestën e fermerëve para

EMISIONET