Deportohet drejt Turqisë gazetari turk që u kap në Rinas, Avokati: Iu refuzua kërkesa për azil

Gazetari i njohur në Turqi Emre Olur është larguar nga vendi ynë këtë të diele drejt shtetit të lindjes.

Avokati i tij Arben Llangozi u shpreh se ai fillimisht ka mbërritur në Serbi për azil, por që është refuzuar, dhe me pas ka zgjedhur Shqipërinë, por sërish pa rezultat.

“Në momentin që ka ardhur në Shqipëri ka kërkuar azil sepse përndiqet nga shteti turk. Ai ka bërë kronika që ka dëmtuar shtetin turk.”

 

Sipas avokatit Llangozi shteti nuk i ka ofruar mundësinë për kryer proceduarat për azil politik.

“Absurde është që Shqipëria nuk e ka protokolluar dhe depozituar kërkesën për azil politik.”

Deportohet drejt Turqisë gazetari turk që u kap në Rinas,

Burime nga policia kufitare bëjnë se nuk ka pasur as ekstradim as dëbim por që këtij shtetasi i është refuzuar hyrja për shkak se nuk plotësonte kushtet për të qëndruar në territorin e republikës së Shqipërisë.

Dhe sipas procedurave në këto raste personi që nuk ka dokumentacion të plotë kthehet në vendin e origjinës.

EMISIONET