Model frymëzimi në “Forbes”, dentistja shqiptare tregon fillimet e karrierës së saj

Anaida Deti dentistja shqiptare e cila me përpjekjet dhe këmbëngulja e saj bëri që të ishte pjesë e kompanisë së njohur “Forbes”. 

Historia e Anaidës ka tërhequr shumë vëmendjen e medias në Torino dhe më gjerë. E ftuar sot në studion e “Jeto me Orën” në një lidhje në skype Anaida tregoi për rrugëtimin e saj. 

“Unë jam rritur nga dy prindër shembull dhe në vitet 97 me ato që ndodhën prindërit menduan që të më largonin për në Itali ku më vonë edhe ata mu bashkuan. Në vitin 2002 u njoha me bashkëshortin dhe më pas vendosëm të iknim në Kanada. Dinim vetëm që ishte një vend shumë i mirë që ofronte mundësi.

Por ishte shumë ndryshe seç e kishim menduar. Aty filluam punë çfarëdo si fillim e më pas fillova studimet për dentare dhe fillova punë për klinika të ndryshme kur mora licencën” u shpreh Anaida.

Ajo tregon se e kishte ëndërr të hapte një biznes të aj dhe të ndryshonte shumë gjëra në profesionin e dentares.

 “E kisha me shumë dëshirë të hapja një klinik të timen dhe ja dola më në fund tashmë kam 6 vite këtu në Kanada dhe ndihem shumë mirë madje tashmë jam duke hapur klinikën e dytë dentare” u shpreh Anaida. 

Ajo më tej tregoi sesi mori çmimet dhe vlerësimet e shumta. 

“Këtu i vlerësojnë shumë gratë dhe unë tashmë kam marrë kaq shumë çmime sa nuk e di as ku ti vendos. Por normal që ndihem shumë mirë për këtë privilegj” u shpreh dentistja.

Të shumta kanë qenë intervistat e saj në media prestigjoze, ndër to përmendim: Rogers Daytime Television, GlobalTV, News Channel, Toronto Star, Focus Magazine, e tj. Ndërkohë ajo është blogere dentare e Huffington Post, Thrive Global dhe Inside Toronto. Çmimi më i fundit është shpallur si gruaja biznesmene e vitit 2021ajo tregoi më tepër për këtë.

“Kur zgjidhesh mes disa personazhet normalisht që është kënaqësi e madhe. Madje kam marrë shumë mesazhe urimi dhe është një gëzimi i madh për mua dhe familjen. Dhe pse jo pres në të ardhmen më shumë çmime” u shpreh Aniada Deti. Ajo tregoi se që kur ka ikur në ’97 nuk është kthyer më në Shqipëri. 

“Në gjithë këto vite nuk kam ardhur asnjëherë në Shqipëri por dua të sjell fëmijët e mijë ta shohin Shqipërinë dhe besoj se do vi në këto dy vite të ardhshme. Ne në familjen tonë flasim shqip dhe i ruajmë shumë traditat shqiptare” u shpreh dentistja. 

Ajo gjithashtu është duke punuar me Natasha Grano, që është një ndër  folëset motivuese më të njohura, e cila njihet si versioni femër i  motivuesit të famshëm “Tonny Robbins”.

“Ishim duke punuar së bashku por për shkak të pandemisë e kemi shkëputur projektin por mendoj se do vijojmë së shpejti dhe ky është plani im më i afërt” përfundoi ajo.

Dentisja Deti tregoi se për fëmijët do donte shumë që vajza të ndjek hapat e saj.

EMISIONET