Denoncimi i Këlliçit: Tatimorët dhe policia, represion ndaj qytetarëve por si ndalojnë dot të vijnë në protestë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, paralajmëroi sot reagim të ashpër nëse policia do të reagojë ndaj protestuesve në tubimin e ditës së nesërme,7 korrik.

Deputeti, Belind Këlliçi, i ftuar në Rtv Ora denoncoi se ka nisur një revansh nga Tatimorët dhe policia ndaj organizatorëve të protestuesve por edhe drejtuesve të mjeteve të transportit.

Këlliçi: 5 minuta para se të vija te ju më vjen një njoftim nga Librazhdi ku një ditë para protestës vendosin shirita në bizneset e vogla në qendër të Librazhdit, në lokalin e zotit Beqir Biçaku i cili sapo ka dalë nga spitali nga një operacion.Është nga personat që organizonte qytetarët për të shkuar në protestë. Po bëhet një represion nga Tatimorët dhe policia e shtetit për të penguar pjesëmarrjen në protestë. Kemi të dhëna që po pengohen mjetet e transportit drejt kryeqytetit, kërcënohen shoferët e furgonëve dhe autobusëve me heqje patente por nuk do t'ja dalin dot të ndalojnë njerëzit. Njerëzit po vijnë për hallin e tyre, ekonominë familjare, humbjen e shpresës, por mbi të gjitha për shpopullimin e vendit.

EMISIONET