Denoncimi i Berishës: Skafi i fuqishëm i komisar Tases përdorej nga Habilajt dhe Geron Xhafa për trafik droge!

Denoncimi i Berishës: Skafi i fuqishëm i komisar Tases përdorej

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijon me denoncimet mbi tragjedinë në Himarë ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia.

Në një postim të fundit në facebook, Berisha referuar qytetarit dixhital denoncon se skafi me të cilin efektivi Tase përplasi vajzën e vogël përdorej nga Habilajt dhe Geron Xhafa për trafik droge.

"Pershendetje Doktor !Uroj të jeni mirë me shendet familjarisht.Jam oficer policie. Po ju informoj në lidhje me Motogomonen me dy motorra të fuqishem që aksidentij 7 vjeçaren në Potam: Motogomonja ( Skafi) me dy motorra i perket një Grupi trafikantësh që kanë punuar dhe punojnë për transportim hashashi per Itali, Greqi dhe Malin e Zi, për llogari të Habilajve dhe Geron Xhafes, por që janë mbrojtur dhe favorizuar nga oficeri Arjan Tase me detyrë Komandant i Stacionit Policisë Himar...!

Motogomonja ( Skafi), në ditët e fundit të muajit Maj, ka pësuar një defekt duke trasportuar 700 kg hashash për në Ishujt e Greqisë. Pastaj është terhequr nga Deti dhe është derguar me një automjet të mbyllur në një Servis të specializuar për Skafet në Rajonin e Kurbinit në afërsi të Patokut ku i është nënshtruar servisit për më shumë se një muaj. Pra është mjet lundrues për operacione të shpejta (trafik të paligjshem) dhe jo mjet lundrumi për sherbime turistike...!" shkruan Berisha.

Gjykata e Vlorës mbylli sot në burg efektivin Arjan Tase për veprën penale "vrasje me dashje indirekte".

EMISIONET