Denoncimet ndaj “One”: Kompania hoqi shërbimin, na pengon të transferojmë numrat

Qytetarët vijojnë të vijnë denoncimet për kompanitë telefonike. Dy qytetarë janë ankuar ndaj kompanisë telefonike One. Sipas telefonatës së tyre në emisionin "Ora Juaj" në Ora News, qytetarët ankohen për sorollatje pasi kompania One, e cila po i mban pa dëshirë, duke i penguar në kërkesën e tyre për transferimin e numrave në kompani të tjera.

Qytetarët vijojnë denoncimet e ndaj kompanive telefonike. Të mërkurën në emisionin "Ora Juaj" të moderatorit Klodi Karaj, dy qytetarë të ndryshëm ngritën shqetësimet e tyre.

"Kam një telefon fisho në shtëpi dhe kam dhe një celular 068…, ka 15 ditë që nga telefoni fisho nuk marr dot celularin."

Situata sipas denoncuesve bëhet edhe më e vështirë pasi nuk mund të kryejnë telefonata me numrat që kanë në përdorim.

"Mora kompaninë One dhe thonë do shikojmë, 15 ditë kjo punë. Dal nga shtëpia dhe nuk më merr dot bashkëshortja, nuk lidh dot me familjen."

Një tjetër denoncim ka të bëjë me kërkesën e një qytetari për të transferuar numrin, por kompania e mban të bllokuar duke e zvarritur.

"Dua të mbyll kontratën por nuk ma mbyllin dot, kam bërë kërkesë me 1 qershor."

Qytetarit i është mbajtur pagesa për kërkesën por ende nuk ka një përgjigje nga kompania.

"Kam bërë një kërkesë në qershor, pastaj në korrik thonë do të paguash 2 mijë lekë që të bëjmë një kërkesë tjetër".

Qytetarët kanë denoncuar vazhdimisht shërbimin e disa kompanive telefonike duke shprehur shqetësimet e tyre, por ka munguar ndërhyrja e autoriteteve rregullatore për zgjidhjen e problemeve.

EMISIONET