Dënohet nëna me fëmijën 8-ditëshe, Lapaj: President, bëji një falje nënës së re të pijë bebi qumësht
Avokati Adriatik Lapaj ka bërë një reagimin lidhur me rastin në Shkodër ku një nënë e re është burgosur nga gjykata duke i lënë vetëm fëmijën e saj vetëm 8-ditëshe.
Lapaj ka nxjerrë një pikë të kodit Penal ku thuhet se kur në na është shtatzënë ose me fëmijë nën 1 vjeç shtyhet vendimi shtyhet derisa sa ai të bëhet 12 vjeç.
Lapaj: Nuk na latë pushim as në ditën e verës. Pashë që kishin arrestuar një nënë të sapolindur pasi nuk kishte paguar gjobën e vendosur nga gjykata dhe për pasojë ishte vendosur konvertimi në burg me 1 muaj e 20 ditë. Them se mund ta shtynit ekzekutimin sipas ligjit... jeni nxituar pak...
Gjithësesi rregullohet...kështu që o burra rregullojeni! Z. President, që të mbyllet fare kjo punë bëji një falje nënës së re se nuk do ndajmë fëmijën nga nëna. Duhet të pijë qumësht bebi. Hajd nga pak mirësi dhe zgjidhet kjo gjëja...