Dendias: Do të depozitojmë në Hagë çështjen e zonave detare me Shqipërinë

Dendias: Do të depozitojmë në Hagë çështjen e

I pranishëm në Tiranë, ministri i Jashtëm, Nikos Dendias bëri me dije se vendi i tij do të dërgojë në Hagë çështjen për detin me vendin tonë.

Ai tha se përmbushja e kësaj procedure ka shumë rëndësi dhe se vendi i tij ta zgjidhë këtë çështje me anë të së drejtës ndërkombëtare.

Dendias: Tirana është stacioni im i parë në turin tim të Ballkanit Perëndimor. Unë shoh se do të kemi edhe një takim me kryeministrin Edi Rama. Kam gëzim që jam këtu dhe të njoftoj vendimin tonë për përcjelljen e delimitimit të çështjes për zonat detare dhe shelfit kontinental në Hagë. Përmbushja e kësaj procedura ka shumë rëndësi dhe duam ta zgjidhim këtë të drejtë ndërkombëtare.

Përtej rëndësisë që ka për dy vendet tona, dërgohet edhe një mesazh i qartë për vendet e tjera që kjo është mënyra e duhur për të zgjidhur këto çështje. Ne do të depozitojmë sa më shpejt dokumentet në Hagë. Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë madje abrogimi i ligjit të luftës është diçka që duhet të shkëputemi dhe të përmbyllet sa më shpejt.

EMISIONET