Dëmtoi fshirëset e xhamave të 30 automjeteve në kryeqytet, procedohet 62-vjeçari, vuan nga probleme të shëndetit mendor

Dëmtoi fshirëset e xhamave të 30 automjeteve në kryeqytet,

Procedohet në gjendje të lirë 62-vjeçari në Tiranë. Mësohet se 62-vjeçari A.Xh ka dëmtuar fshirëset e xhamave të rreth 30 automjeteve në disa zona të kryeqytetit.

Bëhet me dije se 62-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Autori ka kryer veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimeve të depozituara nga disa shtetas, për një person që iu kishte dëmtuar fshirëset e xhamave të automjeteve, pasi kanë identifikuar autorin e dyshuar, e kanë shoqëruar atë në komisariat për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Xh., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”

EMISIONET