Demokrati-Berishës: Jeni kardiolog që po shëroni zemrat e demokratëve dhe po i shkaktoni atak kardiak pushtetit

Një demokrat i pranishëm në sallën e kinoteatrit në Fier, përshëndeti në fjalën e tij rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të PD-së.

Teksa mori fjalën në takimin elektoral të Berishës për zgjedhjet për kryetar të PD, ai theksoi se rikthimi i liderit demokrat po i krijon atak kardiak kundërshtarit politik.

Sipas qytetarit, beteja e Berishës ëshë e ndarë në dy fronte pasi në njërën anë është kundërshtari politik dhe nga ana tjetër janë grupi i renegatëve brenda PD-së.

"Përshendetje doktor dhe mirëseerdhe mes nesh. Ju vini nga një betejë në dy fronte, nga fronti kundër kundërshtarëve tanë politikë por edhe nga një front i ri kundër renegatëve tanë dhe këtë ju e realizoni pasi keni shpirtin e një djali të ri.

Një proverbë angleze thotë se jam i vjetër aq sa dukem por jam i ri aq sa ndihem. Dhe pikërisht ky shpirti i juaj rinor do ta përballojë me sukses këtë fushatë deri në fitore.

Ju jeni doktor kardiolog me profesion por jeni kthyer në doktor që po shëron zemrat e përvëluara të demokratëve dhe rikthimi juaj po krijon atake kardiake te kundërshtarët tuaj. E kemi parë  si po dalin dhe ulërijnë në televizionet që paguajnë vetë. Qëndroni fort doktor pasi beteja është e vështirë dhe kërkoj të tregoheni pak më i ashpër me grupin e renegatëve".  

EMISIONET