Demalia: Gjykata do të bënte gafë me Dukën, Veliaj dhe Rama duan ta kapin FSHF-në për të vjedhur

Në një intervistë për Ora News, analisti Ilir Demalia u shpreh se gjykata nuk do të shkonte deri aty se të hapte një proces kundër Armando Dukës për Veliajn.

Sipas tij, gjykatat janë të kapura, ndërsa theksoi se këto janë veprime të asaj që e quajti si fronti i qelbësirave të bashkisë së Tiranës

Ai shtoi se qeveria dhe bashkia kërkojnë që të marrin Federatën e Futbollin sepse kërkojnë që përmes saj të zhvatin.

Demalia: Nuk mendoj se gjykata megjithëse është e kapur, nuk do të kalonte në një gafë të tillë, duke hapur jnë proces gjyqësor për Armando Dukën,. Kjo nuk është asgjë nga fronti i qelbësirave të bashkisë së Tiranës që kanë përdhosur çdo gjë. Kur shtetet evropiane kanë një fushë futbolli për 2 mijë banorë, Tirana sot terrenet sportive i ka 1 për 100 mijë banorë. Këta flasin se kanë zhvilluar sportin në vend. Turpi i tyre i ka kaluar kufijtë e turpeve.

Këta duan ta kapin sportin sepse kanë marrë të gjithë institucionet, duan të marrin edhe federatën sepse kërkon të zhvatin. Nëse ky shtet dhe kjo bashki do të bënte sa ka bërë federata, sporti do të ishte ndryshe, por këta kanë ardhur për të vjedhur dhe jo për të ndërtuar shtetin dhe infrastrukturën e sportin. Unë e sfidoj këto, qysh nga Rama deri tek Veliaj, buxheti për futbollin në Shqipëri është zero. E vetmja gjë që ka bërë politika për të kapur vota dhe korrupsion. 

EMISIONET