Dekomunistizimi i shoqërisë, Bido: Boshëllëqe dokumentacioni që nga fillimi i historisë sonë kombëtare

Drejtor i Arkivave të Shqipërisë Ardit Bido, është shprehur se historia e shtetit shqiptar në kohën e komunizmit duhet studiuar me të mirat dhe më të këqijat e saj.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Bido thotë historia është një dialog vazhdueshëm në mes të djeshmes dhe të tashmes, ndërsa thekson se rishkrimi i vazhdueshëm i historisë duhet bëhet për qasje të reja.

Ardit Bido: Komunizmi përfaqëson gjysmën e historisë të shtetit shqiptar dhe si e tillë ajo duhet studiuar me të mirat dhe me të këqijat e veta. Në kuptimin e studimit, studimi nuk është kurrë bardh zi, debate historik nuk bëhet kurrë për të ndarë engjëll dhe djallin, debate historik bëhet për të pasqyruar në mënyrë që të këqijat të mos përsëriten dhe të mirat të na frymëzojnë. Në këtë drejtim nuk është se historian është I paprekur. 

Historia është një dialog vazhdueshëm në mes të djeshmes dhe të tashmes. Jo se ndryshon e djeshmja, por ndryshon e tashmja, vlerat morale që ka shoqëria në një çast të caktuar, ajo që shoqëria vlerëson si të rëndësishme apo jo, të mirë apo të keqe ndryshon. Dhe rrjedhimisht edhe këndvështrimi se si shihet  si pasojë historia dhe interpretimi i historisë është një punë e vazhdueshme, dhe prandaj ekziston edhe rishkrimi i vazhdueshëm i historisë, jo vetëm për dokumente të reja por edhe për qasje të reja.

Ndër të tjera ai tha se për historinë e vendit tonë ka boshllëqe të mëdha informacioni pasi në kohën e komunizmit kishte një dogmë që përcaktonte se si duhet interpretuar  historia.

Ardit Bido: Ka problematika të mëdha që ne kemi në studimin e historisë, këto vijnë prej faktit se në gjysmën e ekzistencës së shtetit shqiptar, nuk lejoheshin historianët që të sillnin këtu mendime apo qasje të ndryshme. Kishte një dogmë të caktuar e cila përcaktonte se çfarë duhej thënë. Thoshin se si duhej të interpretohej historia.

Problematika është se përsa I përket historisë ka boshllëqe të mëdha informacioni që pa mundësojnë që të kenë një vështrim të qartë.

EMISIONET