Deklaratat e Berishës, reagon ambasada e SHBA për RTV Ora: Do përdorim të gjithë instrumentet për t’u përballur me korrupsionin

 

Deklaratat e Berishës, reagon ambasada e SHBA për RTV Ora: Do

Ambasada e SHBA, ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadores Yuri Kim, si dhe padisë së tij ndaj Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken.

Në një reagim për RTV Ora, Ambasada është shprehur se qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshueshëm.

Më tej shton se Lufta kundër korrupsion përbën interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA teksa shton se do të përdorin të gjitha instrumentet për t’u përballuar me korrupsionin dhe pandueshkushmërinë.

"Midis urdhrit ekzekutiv te Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias, javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësore të sigurisë kombëtare të SHBA dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për t’u përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë." thotë Ambasada.

EMISIONET