Degjeneron konflikti mes kushërinjve në Maliq, njëri qëllon me pushkë

Një sherr mes dy kushërinjve ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pogdorie në Maliq.

Fillimisht konflikti ka nisur verbalisht, e më pas njëri prej tyre ka qëlluar me pushkë, por fatmirësisht nuk ka plagosur asnjëri.

"Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, bie në prangat e Policisë 23-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit tip pushkë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. G., 23 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Ky shtetas ditën e sotme, në fshatin Podgorie, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. H., 23 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip pushkë në drejtim të tij, por pa i shkaktuar dëmtime dhe më pas është larguar nga vendngjarja." - njofton policia. 

Autori, Ervin Gura u arrestua nga policia, dhe nga kontrolli i ushtruar në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti, gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pushkë.

Mësohet se kushërinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta dhe ngjarja ka ndodhur afër banesës së autorit.

EMISIONET