Dedaj: Rruga që ka ndjekur Berisha po e çon drejt shkatërrimit PD-së, hakmarrje politike

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Everest Dedaj u shpreh se  Berisha çdo vendimmarrje të gabuar të PD e ka mbajtur nën kontroll, kështu ka ndodhur në djegien e mandateve.

Ai shtoi se deklaratat e Berishës janë jo logjike, sepse ka kërkuar një mandat si kreu i PD-së dhe kryeministër i vendit dhe se po e çon drejt shkatërrimit PD-në.

Dedaj: Ka një humbje të logjikës politike. Berisha çdo vendimmarrje të gabuar të PD e ka mbajtur nën kontroll, kështu ka ndodhur në djegien e mandateve, Berisha e ka artikuluar i pari tezën e djegies së mandateve. Berisha deri në shtator ka qenë në mbështetje të Bashës, madje ka asfiksuar edhe zërat kundër PD, nuk ka dhënë asnjë sinjal që kjo forcë po kalonte në krizë. Ka votuar pro Bashës dhe atyre nënkryetarëve që sot u kërkon dorëheqjen.

Deklaratat e Berishës janë jo logjike, sepse ka kërkuar një mandat si kreu i PD-së dhe kryeministër i vendit. Demokratët duhet t’i besojnë një njeriu që në 2013 pranoi humbjen me gati 1 milionë vota. Çfarë e bëri atë që të kthehej në 9 shtator? Hakmarrjet politike të çojnë në shkatërrim. Rruga që ka ndjekur Berisha po e çon drejt shkatërrimit PD.

EMISIONET